-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vjen reagimi i parë nga opozita pas disfatës së thellë në Kukës: Jemi keq!

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj është i pari nga opozita që reagon për humbjen në bashkinë e Kukësit, e cila duket se është më e thellë se në 14 Maj, pavarësisht skandalit të Safet Gjicit. Ai u shpreh se të gjithë faktorët opozitarë duhet të mendojnë për përgjegjësitë seriozisht dhe alternativat për të dalë nga kjo situatë.

Keqardhje për humbjen e thellë të demokrateve në Kukës të cilët kurrsesi nuk e meritonin. Kjo është humbja e fundit në një seri që s’ka të ndalur. Të gjithë faktorët opozitarë duhet të mendojnë për përgjegjësitë seriozisht dhe alternativat për të dalë nga kjo situatë. Prej kohesh kam insistuar në faktin që shoqëria nuk vjen tek ne me këtë lloj opozitarizmi që bëjmë sot dhe alternative pushteti që shfaqim para tyre për nesër.

Kush i shmanget këtij realiteti dëshiron që ky realitet të përjetësohet. Nuk e zgjidh problemin kërkimi i fajit tek tjetri duke përjashtuar veten. Vetëviktimizimi i përhershëm tek e fundit është sëmundje mendore ose hipokrizi. Të gjithë jemi fajtorë por fajtori  më i madh është ai ose ata që nuk e pranojnë fajësinë. Përsa me përket mua ndjesë demokrateve duke ju garantuar që nuk do resht së thëni të vërtetën edhe kur ajo djeg”, u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit