Arratisja e një të burgosuri shqiptar gjatë natës nga burgu i Teramos në Itali ka vendosur në lëvizje autoritetet, por që ende nuk e kanë gjetur. I burgosuri shqiptar pasi ka prerë hekurat e dritares është hedhur në rrugë i lidhur me litar.
Hetimet e para dyshojnë se pajisjet për arratisjen e tij i janë sjellë me dronë nga jashtë burgut. 40-vjeçari ishte i dënuar me shumë vite burg për trafik droge e grabitje.