Pas sulmeve të regjistruara ditën e djeshme në veri të Kosovës një grup terrorist i armatosur i përbërë prej 30 personash u ngujuan brenda një Manastiri në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Sipas mediave serbe, ata u përcollën për në Novi Sad nga EULEX-i. Në lidhje me këtë nuk ka më shumë informacione dhe nuk dihet se kush janë ata persona ishin besimtarë apo i takonin grupit terrorist.
Nga pamjet e publikuara nga mediat e Kosovës duket shoqërimi i pelegrinëve serbë drejt Novi Sad.