-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U bllokuan në “Kanionin e Langaricës” për shkak të reshjeve, shpëtohen 23 turistë në Përmet

Kryesoret

Policia e Përmetit ditën e sotme ka bërë të mundur shpëtimin e 23 turistëve të cilët ishin  bllokuar në zonën e quajtur “Kanioni i Langaricës”.

Menjëherë pas njoftimit policia është nisur drejt vendngjarjes, bashkë me shërbimet e zjarrfikësve.

Pas disa orësh kërkime shërbimet e Policisë kanë gjetur 23 turistët gjermanë, polakë, e francezë në vendin ku kishin mbetur të bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga rreshjet e shiut.

Turistët janë shoqëruar për në Përmet dhe iu është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore, e aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit