Pasditen e sotme në orën 16:00 do t’i jepet lamtumira e fundit efektivit të policisë, Afrim Bunjaku që u vra dje nga terroristët serbë në veri.
Për të marrë pjesë në homazhe në nderim të policit drejt Kosovës ka udhëtuar ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani që ka vetëm pak ditë që ka marrë detyrën.
Qeveria shqiptare e drejtuar nga Edi Rama deri tani ka mbajtur një qëndrim diplomatik për vrasjen e efektivit duke mos shigjetuar direkt Serbinë për ngjarjen e rëndë.