Për përdhunimin e dy kushërinjve 10 dhe 12 vjeç që ndodhi në gusht në Parco Verde di Caivano, karabinierët e Napolit ekzekutuan urdhrat e arrestit ndaj shtatë të miturve dhe dy të rriturve.
Urdhrat e ekzekutuar gjatë natës, janë dhënë nga gjyqtari hetues në Gjykatën për të Mitur të Napolit dhe nga gjyqtari hetues në Gjykatën e Napolit të Veriut, me kërkesë të prokurorëve përkatës.
Magjistratët po rindërtojnë dhunën e ndodhur “në disa raste” në bashkinë në periferi të kryeqytetit të Campania.
Hetimet kanë nisur në gusht kur familjarët e kushërirave kanë paraqitur një denoncim tek karabinierët.
Konfirmimi i dhunës, do të ishte bërë edhe nga vizitat mjekësore në dy spitalet e qytetit.