-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bulqizë, plagoset një minator në galeri, nën hetim brigadieri dhe inxhinieri i minierës

Kryesoret

Një minator mbeti i plagosur në një subjekt minerar pranë minierave të Bulqizës. Ky aksident mësohet se ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave në galeri. Si pasojë e ngjarjes, mësohet se janë proceduar brigadieri Besnik Çupi dhe inxhinieri Agron Halili.

“Bulqizë/ Nuk respektuan rregullat që kanë të bëjnë me kontrollin e gjendjes së galerisë, e për pasojë mbeti i lënduar një punëtor, Policia nis procedimin penal për brigadierin, Besnik Çupi dhe inxhinierin e një subjekti minerar, Agron Halili.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, ku gjatë punës  në një subjekt minerar, si pasojë e shembjes së disa gurëve brenda në galeri, mbeti i lënduar punëtori, shtetasi B.D, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”,  për dy shtetas.

Konkretisht nisi procedimi penal për shtetasit B.Ç., 66 vjeç, banues në Bulqizë,  me detyrë brigadier; A.H., 67 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier në një subjekt minerar, në Bulqizë.

Këta shtetas dyshohet se nuk kanë respektuar rregullat dhe nuk kanë marrë masa për kontrollin e gjendjes teknike të galerisë, me qëllim sigurimin e jetës së  punëtorëve që punonin në atë galeri.

-Shërbimet e Policisë Rrugore, arrestuan në flagrancë shtetasin A.D., 35 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.”, njofton Policia e Bulqizës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit