Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Rrëshen paraditen e sotme.
Viktima është identifikuar si Martin Bardhi. 63-vjeçari është një emër i njohur për drejtësinë pasi më herët ka qenë në qeli për tentativë vrasje ndaj Saimir Reçit.
Tronditet Rrësheni/ Ky është 63-vjeçari që u ekzekutua sapo doli nga burgu
Ai kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu. Ngjarja ka ndodhur afër komisariatit të policisë në Rrëshen.
Grupi hetimor ka administruar provat dhe dëshmitë me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, ku nuk përjashtohet mundësia ketë zanafillën tek konfliktet e vjetra mes fiseve Bardhi dhe Reçi në Rrëshen.
Hakmarrje e freskët? Në mars tentoi të vriste Reçin, sot e ekzekutuan në mes të qytetit