Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh sot se zgjedhjet në bashkinë e Kukësit janë një tjetër faqe e zezë e librit të zgjedhjeve në Shqipëri. Akuzoi qeverinë dhe ritheksoi se bashkëpunimi me Sali Berishën do të vazhdojë.
“Pas skandalit të shpjegosh rezultatin…kjo s’ka lidhje. Zgjedhjet e Kukësit janë thjesht një faqe më shumë në librin e zi të 14 majit dhe një tregues i partisë shtet që kontrollon në mënyrë shumë të qartë botën e qytetarëve shqiptarë. Pastaj nga kalimi në fitore në fitore kjo është histori e së kaluarës.
Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me çdo faktor opozitar për fuqizimin e opozitarizmit. Kemi ditët e fundit edhe pranimin e fajësisë më në fund përpara gjykatës federale të Uashingtonit përsa i takon rolit të tij me Shqipërinë. Është e qartë që McGonigal ka bërë çdo gjë në këmbim të marrjes së porosive nga Rama për të goditur opozitën. PL do bashkëpunojë çdo faktor që nuk bëhet zgjatim i zinxhirit të Ramës” tha Meta.