-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkëmbimi i zjarrit në Manastir, pelegrinët rrëfejnë tmerrin: Kishim frikë mos vdisnim

Kryesoret

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës së regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Në një intervistë për median serbe, “Danas” peligrinët të cilët u gjenden ditën e dielë në Manastirin e Banjskës kanë komentuar ngjarjen.

Sipas njërit nga pelegrinët pas rrethimit të Manastirit kishin frikë so mund të vriteshin gjatë shkëmbimeve të zjarrit.

Njerëzit tanë u trembën. Ata ishin duke ngrënë pas lutjes, kur KFOR-i dhe forcat policore shqiptare rrethuan manastirin. Kishin frikë se mos përfundonin peng ose vdisnin në shkëmbim zjarri”, ka thënë pelegrini nga Novi Sadi.

Më tej peligrini tregon se si iu vodhën gjërat e ndryshme nga sulmuesit e armatosur.

Gruas sime iu zhduk celulari, u zhdukën edhe disa sende të tjera të pelegrinëve, i grabitën ata persona të armatosur që normalisht nuk komunikonin fare me besimtarët tanë.

Në një moment erdhi KFOR-i, por nuk e kuptoj pse ata [KFOR-i] e injoruan plotësisht grupin e armatosur që ishte ende aty me armë të gjata, por pasi i legjitimuan ata vetëm dolën jashtë”, ka rrëfyer ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit