Një ekspert i krokodilëve në Australi u shpall fajtor për një seri akuzash të tmerrshme për abuzim me kafshët, duke përfshirë dhe torturimin dhe abuzimin seksual të qenve.
Sipas Daily Mail, 51-vjeçari Adam Robert Corden Britton filloi aktin e tij sadist në vitin 2014 dhe autoritetet besojnë se ai torturoi dhe abuzoi seksualisht me më shumë se 42 qen deri në arrestimin e tij në prill 2022.
Zoologu i shquar, i cili më parë ka punuar në Universitetin Charles Darwin, u shfaq i qetë në një gjykatë të hënën dhe u deklarua fajtor për të dy krimet e urryera kundër kafshëve që i ishin besuar nga pronarët e tij.
Përpara se prokurori Marty Ost të lexonte detajet e aktakuzës, gjyqtari paralajmëroi audiencën dhe gazetarët në sallë se do të kishte prova të “akteve monstruoze dhe brutale” që, sipas tij, mund të tronditin publikun.
Provat janë makabre, pasi veprimet e 51-vjeçari çuan në ngordhjen e 39 qenve. “I pandehuri kishte një interes seksual sadist për kafshët, veçanërisht për qentë ”, tha prokurori.
Përveç torturimit të kafshëve të tij, Britton u reklamonte pronarëve të kafshëve shtëpiake që nuk dyshonin në zonën e Darvinit, duke fituar besimin e tyre dhe duke i bindur ata që t’ia besonin qentë e tyre kur ata vetë e kishin të vështirë të kujdeseshin për ta për shkak të angazhimeve në punë ose sepse i duhej të udhëtonin.
Në një nga rastet e dëgjuara në gjykatë, Britton i kishte dërguar ish-pronarit të një qeni një mesazh, duke thënë se “Wolfe është përshtatur mirë, po ha mirë dhe po shijon shtëpinë e saj të re”.
Në fakt, qeni tashmë ishte përdhunuar dhe torturuar për vdekje nga 51-vjeçari.