-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Vuçiç i fiksuar me Adem Jasharin”, Kurti: Epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohet e as kopjohen

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për mes në postimi në llogarinë e tij në Facebook është shprehur se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është i fiksuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin.

Sipas Kurtit, Vuçiç më 24 shtator dëshironte të shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullën e Jasharajve” për serbët e Kosovës.

“Vuçiç është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës!

Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen,” shkruan Kurti.

Ai shtoi se Kosova është shtet demokratik e vend properëndimor, ku sipas tij, kush integrohet, jeton më mirë.

“Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë”, shkroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit