Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic u ka kërkuar ambasadorëve të shteteve të QUINT-it që KFOR-i të merret me çështjet e sigurisë në veri të Republikës së Kosovës në vend të Policisë së Kosovës.
“Përsërita qëndrimin e Serbisë për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe kërkova që KFOR-i të kujdeset për të gjitha çështjet e sigurisë në veri të Kosovës në vend të policisë së Kurtit” shkruan ai.
“E pyeta edhe pse EULEX-i ishte refuzuar nga policia e Kosovës për të marrë pjesë në vetë operacionin, i cili u zhvillua në territorin e veriut të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera.
Vrasja e policit në Kosovë, SHBA: Po bisedojmë si të ecim më tej në dialog