-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akademia e Shkencave në Kosovë: Jemi të shqetësuar nga qarqet arriviste shqiptare

Kryesoret

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka reaguar për herë të parë për sulmin terrorist në veri ku mbeti i vdekur rreshteri Afrim Bunjaku. Akademia deklaron se po ndjek me shqetësim ngjarjet e fundit.

Më tej theksohet se me ndjenjën më të fuqishme të revoltës dhe indinjatës dënohen këto akte terroriste të Serbisë, të drejtuara kundër sovranitetit të shtetit të Kosovës, kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe kundër rendit të saj kushtetues.

Gjithashtu në deklaratën e postuar nga Mehmet Kraja theksohet se “jemi po ashtu të shqetësuar që një akt terrorist, siç është ky i fundit, synohet të përdoret si pretekst nga qarqe arriviste shqiptare, për të “ridizajnuar” historinë, tashmë të përmbyllur, të themelimit të Republikës së Kosovës“.

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një konferencë paqeje ndërkombëtare mes Kosovës dhe Serbisë që nuk është pritur mirë as nga ish-ministri i tij, Ditmir Bushati, i cili tha tek “5Pyetjet nga Babaramo” se Kosova e ka mbyllur çështjen e pavarësisë.

Intervista te “5Pyetjet”/ Bushati kundër Ramës për konferencë ndërkombëtare për Kosovën

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit