-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Intervista te “5Pyetjet”/ Bushati kundër Ramës për konferencë ndërkombëtare për Kosovën

Kryesoret

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati është kundër idesë së kreut të qeverisë, Edi Rama për thirrjen e një konference të jashtëzakonshme paqeje mes Kosovës dhe Serbisë nën mbikëqyrjen e garancinë e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për të zgjidhur konfliktin.

I ftuar në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo”, Bushati tha se procesi i shtetësisë së Kosovës është i mbyllur. Këto ide, u shpreh më tej Bushati, referuar propozimit të Ramës, për rajonin në tërësi dhe jo Kosovën në veçanti, shpreson që të jenë të bazuara rreth boshtit të perëndimit që ka në qendër individin dhe jo territorin sikur është e bazuar doktrina e botës serbe.

Në rast se shohim ecurinë e Kosovës duhet t’ju rikujtoj Komisionin “Badinter” që erdhi me propozime konkrete për shpërbërjen e ish-Jugosllavisë mbi bazën e kujfive administrativë. Sa i përket Kosovës kemi procesin e Rambujesë, një marrëveshje e shkruar njëanshmërisht nga ana e Kosovës. Procesin e Ahtisarit. Kemi Kosovën dhe faktorin ndërkombëtar.

Kemi Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, një vendim që është autoriteti më i lartë i drejtësisë ndërkombëtare, vendimet e të cilit janë të detyrueshme. Është i vetmi rast nga të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë ku kemi një vendim gjyqësor sa i përket pavarësisë. Për të mos folur për procesin e bisedimeve në Bruksel dhe një dyzinë marrëveshjesh që janë firmosur në mënyrë të njëanshme vetëm nga Kosova.

Mendoj që procesi i shtetësisë i Kosovës është i mbyllur ndërsa ide për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ide për normalizimin e marrëdhënieve në rajonin e Ballkanit Perëndimor mund të ketë plot, shpresoj që të jenë të bazuara rreth boshtit ku perëndimi ka dy dekada që ka investuar në Ballkanin Perëndimor.

Rreth multietnicitetit, lirive dhe të drejtave të njeriut me qendër individin dhe jo territorin. Ajo që shohim këto ditë në veriun e Kosovës e ka zanafillën tek doktrina serbe, që bazohet tek aneksimi i territoreve. Tek bota serbe” tha ai tek “5Pyetjet nga Babaramo”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit