Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar pak më parë në Dukagjin ku mbeti i vdekur 73-vjeçari, Zef Guri.
Nga të shtënat në malin e Shoshit u plagos edhe djali i viktimës 46-vjeçari Gjin Guri.
Policia për mes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se nuk kanë mbërritur ende në vendngjarje për shkak të terrenit të vështirë dhe janë nisur me helikopter.
FOTO/ Babanë ia vranë, vetë u plagos, kush është Gjini që qëlloi kundër policisë?
Ngjarja ka ndodhu rreth orës 18:45 në malin e Shoshit ndërsa djali i plagosur po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore.
Dyshohet se shënjestër ka qenë Gjini për shkak edhe të shkuarës së tij problematike.
Mësohet autori është larguar në drejtim të paditur. Nga informacionet e para mësohet se Gjin Gurit në nëntorin e vitit 2021 i është vendosur një sasi tritoli tek lokali i tij në Shosh.
Gjithashtu mësohet se Gjin Guri ishte me precedentë penalë për drogë dhe kishte qëlluar kundër policisë ku ra edhe në pranga në vitin 2015.
Për shkak të aktivitetit të tij me drogën mësohet se ai ka pasur konfikte të shumta në lidhje me lëndët narkotike.
I plagosuri ishte dënuar edhe me 7 vite burg per armë mbajtje pa leje.