-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E shijoi vetëm dy muaj lirinë! Si doli nga burgu dhe u vra duke pirë kafe?

Kryesoret

Kanë kaluar 24 orë nga vrasja në Rrëshen, por ende nuk ka asnjë nga killerat të arrestuar. Të shoqëruarit kanë qenë disa, të dyshuar dhe dëshmitarë, por në fund të gjithë janë lënë të lirë pasi grupi hetimor nuk ka gjetur prova për t’i implikuar.

Mes të shoqëruarve kanë qenë edhe anëtarë të familjes Reçi që Martin Bardhi kishte pasur konflikt në mars të këtij viti. Pasi dhanë dëshminë u lejuan të largohen. 63-vjeçari kishte dalë nga burgu në muajin korrik. Arriti që të shijonte lirinë vetëm dy muaj. Ai u arrestua në mars të këtij viti.

Në mars shkak për sherrin u bënë dy të rinjtë Enrik Bardhi, që është djali i Martin Bardhit dhe Saimir Reçi. Dy të rinjtë u përplasën fizikisht me njëri-tjetrin për parakalimin me makinë në rrugën kryesore të qytetit. Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në 2020.

Më pas, Enrik Bardhi ka shkuar në banesë dhe ka marrë armën për ta qëlluar bashkëmoshatarin e tij. Bashkë me Enrikun, u akuzua se ishte edhe i ati i tij, Martin Bardhi. 63-vjeçari u arrestua dhe djali është ende në kërkim.

Por në gjykatë Bardhi çoi disa pamje dhe dëshmitarë për të vërtetuar se nuk ka qenë në vendin e krimit atë moment kur ka ndodhur përplasja. Gjykata pasi dëgjoi palët vendosi ta lironte nga arrest me burg në detyrim paraqitje, por nuk kaluan dy muaj dhe u vra dje duke pirë kafe me tre miq.

Makina e vrasjes në Rrëshen me targa të vjedhura, lihen të lirë pjesëtarët e fisit Reçi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit