-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Makina e vrasjes në Rrëshen me targa të vjedhura, lihen të lirë pjesëtarët e fisit Reçi

Kryesoret

Policia e shtetit po vijon punën për zbardhjen e vrasjes se Martin Bardhit dhe plagosjes së 3 personave të tjerë një ditë më parë në qytetin e Rrëshenit. Automjeti tip “Jeep” i përdorur nga autorët ka qenë me targa të vjedhura. As në makinën e djegur deri në këtë moment nuk është arritur të përftohen gjurmë daltiloskopike.

Nga ana tjetër krahas shpalljes në kërkim policor të  Saimir Reçit policia ka nisur edhe marrjen në pyetje të personave që kanë qenë në lokal. Disa prej tyre nuk kanë dhënë deklarime bindëse duke u shprehur se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe se nuk kanë parë gjë.

FOTO/ Ky është 63-vjeçari që u ekzekutua në Rrëshen duke pirë kafe me tre miqtë

Një kamer sigurie e fiksuar në lokal që ndodhej sipër tavolinës është shpresë për hetuesit. Pas vrasjes, autorëve iu është dashur më pak se 10 minuta për të shkuar në fshatin Gëziq ku kanë djegur makinën.

Nga aty ata kanë lëvizur në këmbë deri në autostradë kur besohet se i ka pritur një makinë tjetër. Sipas policisë nisur nga dinamika kemi të bëjmë më autor amator.

FOTO/ Kafja e fundit që s’u pi kurrë! Plumbat i morën jetën, thyen tavolinën dhe filxhanët

Një tjetër detaj interesant është fakti se kur janë regjistruar të shtënat më armë zjarri një punonjës policie i komisariatit të Rrëshenit ka dalë me armë në dorë, por e ka pasur të pamundur për ti identifikuar pasi kanë lëvizur shpejt.

Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 persona për atentatin, mes të cilëve dhe pjesëtarë të fisit Reçi me të cilët kishte konflikte viktima, por kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen. Pas marrjes së dëshmive të shoqëruarit janë lënë sërish të lirë.

Plumba dhe vdekje, ç’po ndodh në Shqipëri? Dy vrasje mafioze në më pak se 24 orë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit