-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irani: Kemi lëshuar në hapësirë një satelit që fotografon pamje të Tokës

Kryesoret

Irani pretendoi të mërkurën se kishte lëshuar me sukses në hapësirë një satelit që fotografon pamje të Tokës, një lëvizje që mund të shtojë tensionet me vendet perëndimore që druhen se teknologjia e tij hapësinore mund të përdoret për zhvillimin e armëve bërthamore.

Ministri i Iranit për Komunikimin, Isa Zarepour tha se sateliti Noor-3 është lëshuar në orbitë 450 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve të Iranit, IRNA.

Nuk u bë e qartë se kur u lëshua sateliti. Lëshimi i satelitit apo vendosja e tij në orbitë nuk u konfirmua nga zyrtarë të Perëndimit.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga agjencia e lajmeve Associated Press. Në vitet e fundit Irani ka dështuar disa herë të lëshojë satelitë.

Sateliti i fundit u lëshua nga Garda Revolucionare paraushtarake e Iranit. Gjenerali Hossein Salami, komandanti i Gardës, i tha televizionit shtetëror se lëshimi kishte qenë “një fitore” dhe se sateliti do të mbledhë të dhëna dhe fotografi.

Autoritetet shpërndanë pamje të një rakete që u ngrit nga një strukturë e lëvizshme për lëshimin e raketave, por pa saktësuar se ku ndodhi lëshimi.

Detaje nga videoja e shpërndarë lënë të kuptohet se ajo mund të jetë lëshuar nga baza e Gardës Revolucionare paraushtarake në Shahroud, rreth 300 kilometra në verilindje të kryeqytetit, Teheran.

Baza ndodhet në rajonin e Semnanit, ku ndodhet baza e Imamit Khomeneini për lëshimin e mjeteve hapësinore, ku zbatohet program hapësinor civil i Iranit.

Garda Revolucionare paraushtarake ka programin e vet hapësinor dhe një strukturë ushtarake paralele me forcat e rregullta të armatosura të Iranit dhe i përgjigjet vetëm Udhëheqësit Suprem Ayatollah Ali Khamenei./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit