-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

4 plumba në trup, 46-vjeçari në gjendje të rëndë, niset drejt Traumës

Kryesoret

Pas atentatit të regjistruar ndaj tij rreth orës 18:45 Gjin Guri është nisur drejt Spitalit të Traumës për shkak të gjendjes së tij të rëndë.

Babai i 46-vjeçarit, Zef Guri humbi jetën në vend pas plagëve të marra. Ndërkohë mësohet se i plagosuri në fillim është dërguar në Spitalin e Shkodrës dhe më pas nisur drejt Tiranës.

Gjendja e tij është e rëndë dhe mësohet se ka marrë 4 plumba, 3 në këmbë dhe 1 në kokë.

FOTO/ Babai në morg, djali drejt Tiranës, ky është 73-vjeçari që humbi jetën në atentat

Sakaq policia bën me dije se në drejtim të Dukagjinit janë nisur drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shërbime të Repartit Special RENEA dhe fnsh-së, ekspertë kriminalistë dhe specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda nga Departamenti për Policinë Kriminale në dppsh, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Nga informacionet mësohet se Gjin Gurit në nëntorin e vitit 2021 i është vendosur një sasi tritoli tek lokali i tij në Shosh.

Gjithashtu mësohet se Gjin Guri ishte me precedentë penalë për drogë dhe kishte qëlluar kundër policisë ku ra edhe në pranga në vitin 2015.

FOTO/ Babanë ia vranë, vetë u plagos, kush është Gjini që qëlloi kundër policisë?

Për shkak të aktivitetit të tij me drogën mësohet se ai ka pasur konflikte të shumta në lidhje me lëndët narkotike.

I plagosuri ishte dënuar edhe me 7 vite burg per armë mbajtje pa leje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit