-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri serb i Mbrojtjes: Po nxirrni përfundime të gabuara, Beogradi nuk ka lidhje me sulmin

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç, tha se pas sulmit në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, pozicioni i Serbisë në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën është “më i komplikuar”.

“Një numër jo i vogël i përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare filloi të dielën me narrativën se në Serbi ka terroristë, se Serbia është sponsorizuese e terrorizmit, se duhet të sanksionohet, të dënohet,” tha Vuçeviç për Radio Televizionin e Serbisë.

Ai përsëriti qëndrimin zyrtar të Beogradit se Serbia nuk ka asnjë lidhje me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë dhe tha se ajo që ka ndodhur saktësisht, “nuk është përcaktuar ende”.

“Shoh se shumë njerëz në Serbi po nxjerrin përfundime të shpejta se si dhe çfarë ka ndodhur të dielën në Banjskë,” tha Vuçeviç, duke shtuar se që nga viti 1999, “Serbia nuk ka pasur autoritet de fakto” në Kosovë.

“Kjo e bën shumë më të vështirë për ne dhe për autoritetet tona që t’i mbledhin të gjitha faktet,” tha ministri serb i Mbrojtjes./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit