Qeveria e Kosovës e ka nisur mbledhjen me një minutë heshtje në nderim të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra nga sulmuesit serbë të dielën në veri. Vendimi i parë ishte ndihma me 50 mijë Euro për familjen e policit që u vra në krye të detyrës dhe që u shpall hero i Kosovës.
“Më lejoni që fillimisht t’ju ftoj për një minutë heshtje në nderim të rreshterit të Policisë së Kosovës, heroit të Republikës, Afrim Bunjaku, që më 24 shtator ra në krye të detyrës në mbrojte të rendit dhe ligjit, shtetit të së drejtës integritetit territorial dhe atdheut”, tha Kurti.