-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Tronditëse! Është vajza e dikujt”, po shkonte në shkollë, vritet me thikë një 15-vjeçare

Kryesoret

Një vajzë 15-vjeçare është vrarë në Britaninë e Madhe pasi u qëllua me thikë teksa ishte duke shkuar në shkollë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se autori i sulmit ishte një 17-vjeçar, i cili e qëlloi vajzën disa herë jashtë një autobusi dhe shkak dyshohet të ketë qenë një mosmarrëveshje për një çantë. Vajza ka ndërruar jetë në vendngjarje 40 minuta më vonë.

Dëshmitarët treguan se si një shofer autobusi dhe një kalimtar u përpoqën t’i shpëtonin jetën vajzës, ndërsa të tjerët ndoqën sulmuesin i cili u arrestua më pas.

“Djali kishte veshur një xhaketë të zezë, vajza kishte veshur jeshile. Dukej sikur vajza nuk donte që djali të afrohej. Gjaku po derdhej si ujë. Ne u përpoqëm ta kapnim dhe shumë njerëz u përpoqën ta shpëtonin vajzën. Unë isha aq i tronditur… Është vajza e dikujt,” tha një punonjës sigurie.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit