-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Adoleshenti përplas makinën e vjedhur, shkakton një shpërthim masiv gazi

Kryesoret

Një 17-vjeçar po përballet me 30 akuza penale pasi dyshohet se ka vjedhur një makinë, duke e përplasur atë në një shtëpi dhe duke shkaktuar një shpërthim masiv gazi në Nju Jork. Pamjet e kamerave të publikuara nga Departamenti i Policisë së qytetit Oneida tregojnë momentin e shpërthimit të ndodhur mëngjesin e 9 shtatorit.

Siç thuhet më tej, automjeti u përplas në shtëpinë rreth orës 03:00 në West Elm Street, duke shkaktuar një rrjedhje të rëndë të gazit natyror, tha policia. Oficerët dhe ekipet e zjarrfikësve ishin në vendngjarje pasi evakuuan banorët nga gjashtë shtëpi ndërsa prisnin që kompania e shërbimeve të mbyllte gazin.

Rreth tre orë më vonë, vetë ndërtesa shpërtheu dhe për më keq, ndërtesat përreth pësuan dëme të mëdha, tha një shef i Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit Oneida. Nuk ishte raportuar për të lënduar në banorë apo ekuipazhe emergjente, por shumë banorë u zhvendosën, të cilëve iu ofrua ndihmë nga Kryqi i Kuq dhe agjenci të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit