Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar pas deklaratës kryeministrit Edi Rama, i cili ka kërkuar që KFOR-i të marrë më shumë kontrollin në veri të Kosovës.
Deputeti thotë se vet KFOR-i është i bindur se Policia e Kosovës ka kapacitet të ruaj rendin dhe sigurinë në veri.
Basha në Facebook, bën një pyetje ku thotë se pse Rama ka nevojë të flas se çfarë të bëjë Kosovë në vendin e tij.
“Vet KFOR-i është bind që Policia jonë ka kapacitete me mbajt rendin dhe sigurinë në veri, del Edi Rama thotë, KFOR-i le ta merr përsipër sigurinë atje.
Nuk meriton koment, veç s’pe kuptoj pse ka nevojë me fol se çka duhet me ba Kosova në vend t’vetin,” ka shkruar Basha.