Drejtësia ka në dorë një dosje mjaft të nxehtë që zbuloi gjashtë vrasje, atentate me tritol dhe plagosje. Kjo falë bashkëpunimit të Artan Tafanit, i cili u arrestua për një grabitje në Astir, por më pas hetuesit arritën që ta bindin që të pendohet dhe të tregojë shokët për krime të tjera.
Ai ka zbërthyer grupin e Laert Haxhiut, të dyshuar si autor i një sërë vrasjes që u arrestua më 23 Maj të këtij viti në Greqi, ku po përballet për të bllokuar ekstradimin. Haxhiu njihet për një sërë krimesh të bëra në qytetin e Lushnjes.
31 vjeçari dyshohet se është atentatori kryesor ku mbetën të vrarë Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi. Gjithashtu ai është i akuzuar për vrasjen e Gerti Salës, i njohur ndryshe si “Iriqi”, anëtar në bandën e Lushnjës në vitin 2009.
Vrasjet që janë zbardhur pas dëshmisë së Artan Tafanit;
-Vrasja e Alban Semakut (“Elton Kinezi”), i njohur si anëtar i bandës së Aldo Bares.
-Vrasja e Albi Bashaliut në Elbasan.
-Vrasja e Fridmand Xhaferraj në Korçë, u gjet i lidhur dhe hedhur ne rezervuar.
-Vrasja e biznesmenit Çajup Selimi
-Në Greqi janë vrarë Lulzim Qorri dhe Dikens Halili
Kush është Klea Gjata, e reja nga Lushnja që përmendi i penduari i drejtësisë