-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është Klea Gjata, e reja nga Lushnja që përmendi i penduari i drejtësisë

Kryesoret

Pas dëshmive që zbërthyen një seri të tërë vrasjesh mafioze në Shqipëri e Greqi, Policia e Elbasanit është angazhuar maksimalisht në kapjen e personave të përfshirë në këto ngjarje kriminale.

Mbrëmjen e djeshme u raportua se në këtë qytet u shoqëruan mbi 20 persona, mes të cilëve edhe një shtetase e identifikuar si Klea Gjata.

Pas verifikimeve, sipas bluve të Elbasanit, Gjata nuk akuzohet për vrasje apo si bashkëpunëtore. Asaj ende nuk i është marr deklarata, përveç shenjave të gishtave mbrëmë në darkë, ndërsa roli i saj është ende i paqartë.

Pengmarrje, vrasje e mbytje në rezervuar/ ‘Zbërthehen’ krimet e grupit të armikut të përbetuar të Aldo Bares

Ndërkohë janë lëshuar 17 urdhër arreste nga Prokuroria Elbasanit që vijnë pas një punë të gjatë duke pasur indicie të mjaftueshme dhe duke faktuar disa prova që lidhen me vrasje.

Shtetasi Artan Tafani i arrestuar në Lushnje ka zbardhur 6 vrasje. 4 në vendin tonë dhe 2 në Greqi. Ai është tanimë bashkëpunëtor i drejtësisë.

I penduari i drejtësisë “zbërthen” vrasjet mafioze një nga një

Tafani mbetet një emër i njohur për drejtësinë pasi muaj më parë ka kryer vjedhje në një argjendari pranë Astirit. Por përveç vjedhjes Tafani ka qenë pjesë e grupit të inkriminuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit