-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I zunë befasisht në lokal/ Si u vrau babai dhe u plagos djali që qëlloi drejt helikopterit?

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen që ndodhi mbrëmë në Dukagjin. I vdekur mbeti babai dhe i plagosur rëndë djali, me precedent penal. Ngjarja e rëndë ndodhi në malin e Shoshit.

Viktima është 74-vjeçari Zef Guri, i plagosur djali i tij, Gjin Guri. Paraprakisht, raportohet se babë e bir ndodheshin në një lokal në zonën e Shoshit në momentin kur ranë pre e breshërive të plumbave.

46-vjeçari Gjin Guri ka marrë një plumb në qafë dhe për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore u dërgua për mjekim drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Shërbime të Repartit Special RENEA dhe FNSH-së nisën kontrollin e zonës me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Policia po heton në disa pista për atentatin, ku mendohet se objektivi ishte Gjin Guri.

I plagosuri Gjin Guri në vitin 2015 figuronte në listën e 10 personave të shpallur në kërkim pasi qëlloi me armë ndaj helikopterit të policisë gjatë patrullimit për zbulimin e zonave me kanabis.

Ai rezulton si i dënuar nga gjykata me 7 vite burg. Në 15 Nëntor të vitit 2021, në lokalin e tij u vendos një sasi tritoli.

EMRAT/ Atentati ndaj babë e bir në Dukagjin, shpallen në kërkim 4 autorët

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit