-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekzekutimi i 37-vjeçarit me dy identitete në Sukth, dyshohet për vrasje me pagesë

Kryesoret

Policia dhe Prokuroria e Durrësit vijojnë hetimet në lidhje me vrasjen e 37-vjecarit, Fatjon Dervishi alias Toni Margen. Grupi i hetimit ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi krimi dhe po kontrollojnë pamjet filmike.

FOTO/ Ky është Toni i Sukthit që u vra rrugës për në shtëpi

Të 7 personat e shoqëruar janë lënë sërish të lirë, ndërsa grupi hetimit ka ngritur dy pista hetimi.

Së pari, prishja e pazareve të drogës, pasi viktima ishte përfshirë në grupe kriminale që veprojnë në trafikimin e kokainës në Holandë.

Në foto: Viktima Fatjon Dervishi alias Toni Margen

Pista e dytë dyshohet për hakmarrje për shkak të vëllait të tij, i cili akuzohet për zhdukjen e një personi në Spanjë si dhe disa krime të tjera që ka marrë pjesë.

FNSH rrethoi Durrësin! Zbulohet e shkuara e errët e nipit të “Arapit” që u vra në pritë

Sipas hetuesve, mund të kemi të bëjmë me vrasës me pagesë, të cilët kanë qenë shumë të saktë, pasi kanë qëlluar vetëm objektivin dhe personi që e shoqëronte s’ka marrë asnjë lëndim.

Prokuroria e Durrësit do të kërkojnë bashkëpunimin e homologëve holandezë dhe atyre spanjoll për të hedhur më tepër dritë mbi këtë atentat ku mbeti i vdekur 37-vjeçari.

“Kam kry punë, e hodha në det…”! Pista e re për vrasjen e nipit të “Arapit të Durrësit”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit