-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-Komandanti i UÇK-së: Vulin në Izrael për pajisjet e fundit të teknologjisë

Kryesoret

Ish-Ministri i Mbrojtjes dhe ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku e ka cilësuar si shqetësuese vizitën e Shefit të BIA-s serbe, Aleksandër Vulin, në Izreael.

Çeku ka thënë se Vulin nnuk ka shkuar atje si turist, por sepse Izraeli njihet për pajisjet më të sofistikuara të inteligjencës dhe se arsyeja e vizitës së Vulin atje janë pikërisht këto pajisje.

Ai ka lënë të nënkuptohet se Vulin po bën përgatitje për rikuperim të shpejtë pas situatës në Veri të Kosovës.

“Mua më shqetësoj fakti…Vulin është pa në Izrael. Ai dje ka udhëtu në Izreal. Nuk është shku me i vizitu ato monumentet historike të Izraelit, por dihet botërisht se Izraeli e ka teknikën më të sofistikuar të inteligjencës, pajisjet më të sofistikuara. Janë kompani private, nuk janë shtetërore.

Janë kompani private që prodhojnë. Na kanë ofruar edhe neve. Disa herë kanë qenë te unë sa kam qenë ministër, përfaqësuesit e tyre duke ofruar pajisje të ndryshme. Pa asnjë dyshim.

Dmth ka shku ose për pajisje ose përvoja. Ai e ka pësu një goditje, ai do një rikuperim të shpejtë, edhe të këtij njësiti, edhe të vetin, edhe i ka pa ndoshta mangësitë e caktume dhe atje s’ka shkuar vetëm si turistë,” ka deklaruar mbrëmë Çeku në Klan Kosova.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit