-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Klea nga Lushnja, kush është e dashur e “kokës” që bëri 6 vrasje në Shqipëri?

Kryesoret

Operacioni “Never Forget” që çoi në zbulimin e 6 vrasjeve dhe 7 ngjarjeve të rënda kriminale si grabitje dhe shkatërrim i pronës me tritol, ka bërë që të përfundojnë pas hekurave 12 anëtarë të grupit të Laert Haxhiut dhe të shpallen në kërkim 4 të tjerë.

Mes të ndaluarve nga policia dhe FNSH, mbrëmjen e djeshme, është edhe një vajzë 27-vjeçare. Për të renë është në fuqi një urdhër-ndalimi nga prokuroria e Elbasanit.

Policia sqaron në deklaratën për shtyp mbi operacionin se Klea Gjata (27 vjeçe), banuese në Lushnjë, është e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, për disa nga ngjarjet kriminale ku autor është Laert Haxhiu.

Klea Gjata 27 vjeçe, banuese në Lushnjë, dyshohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit” tha Rrumbullaku.

Pas shoqërimit nga policia, Klea Gjatës i janë marrë shenjat e gishtave sipas procedurës përkatëse për verifikime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit