Granada dhe Betis kanë zhvilluar ndeshjen në kuadër të javës javën së gjashtë në La Liga.
Përballja u mbyll me rezultatin 1-1 por ndeshja nuk ishte aspak e mirë për Myrto Uzuni i cili e nisi sfidën që në minutën e parë.
Sulmuesi i Kombëtares qëndrojë në fushë deri në minutën e 38 teksa doli nga fusha duke çaluar.
Duket se 27-vjeccari ka bërë një tërheqje muskulare, me testet e specializuara që do tregojnë edhe gradën e lëndimit.
Shqiptari doli nga fusha mes duartrokitjeve të publikut, teksa dëmtimi i tij vjen në një moment të papërshtatshëm edhe për Kombëtaren.
Pas dëmtimit të Cikalleshit, tanimë edhe Uzuni shqetëson stafin e Kombëtares. Për fat të mirë Armando Broja ka filluar të marrë minuta te Chelsea, ndërsa Mucci po shkëlqen me Legian, ndërkohe që Sylvinhon mund të ngushëllohet.