-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: BE të dënojë gjuhën e Serbisë ose të nisë vetë hetimet për vrasjen e policit

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama doli sot në një konferencë me gazetarët pas kthimit nga Italia për të folur dhe theksuar se për herë të parë në 10 vitet e fundit nuk ka qenë dakord me një deklaratë të BE-së lidhur me qëndrimin për sulmin e serbëve në Kosovë. Fajësoi serbët. Tha se ishin ata që provokuan dhe tani bëjnë karshillëk. Kërkoi që Brukseli të dënonte ngjarjen dhe reagimet më pas nga Serbia. Më tej, tha se do të ishte i lehtësuar nëse BE do të hetonte vetë.

Miqtë në Bruksel na shpjeguan se nuk ishte e mundur diçka e tillë sepse deklarata që u publikua dje ishte konfirmimi nga blloku i vendeve anëtarë, i qëndrimit publik të datës 20 shtator nga shefi i diplomacisë së BE-së, Borrell pas takimit të dështuar të 14 shtatorit mes dy liderëve në Bruksel. Ne nuk kemi rezervë për deklaratën në vetvete për kritikat ndaj Kosovës që qëndrojnë dhe Kosova duhet t’i reflektojë.

Por kemi theksuar domosdoshmërinë sipas nesh që publikimi i kësaj deklarate duhet të bëhej njëkohësisht apo të paktën të pasohej pa humbur kohë nga një e dytë mbi zhvillimet e patolerueshme. Na u tha se nuk është e mundur momentalisht dhe se deklarata kritike ndaj Kosovës e kishte marrë mbështetjen e vendeve anëtare.

Ne nuk u linjëzuam me BE-në dhe ky qëndrim nuk është pritur mirë nga Brukseli. Qëndrimi ynë nuk ndryshon. Sot kam dalë për të shprehur shqetësimin tejet serioz për rrezikun e lartë në veriun e Kosovës. E dëgjuam zëdhënësin e Brukselit që tha se do të pritet rezultati i hetimit si ka rrjedhur ngjarja e Banjskës. Edhe mund të ishim dakord me këtë nëse Serbia do të ishte distancuar nga grupi kriminal serb që e provokoi.

Çfarë hetimi pret BE-ja, nga autoritetet në Kosovë, edhe me këtë duhet të ishim dakord, por nuk e dëgjova zëdhënësin e BE-së ta thotë dhe nuk besoj se BE do të pranonte rezultatet e hetimit të një pale të sulmuar, pavarësisht se ata që e provokon ishin serbë dhe jo shqiptarë. Nëse BE do të të hetonte vetë do të ishim më të lehtësuar” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit