-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lutje për agresorët, Xhokoviç nuk ndalet me sjelljet nacionaliste kundër Kosovës

Kryesoret

Tenisti serb, Novak Xhokoviç për veç suksesit të tij në sportin të cilin ushtron ai shpesh përfshihet në ngjarjet e fundit që ndodhin në Serbi dhe sidomos kur ka lidhje me Kosovën.

Ai njihet për sjelljet e tij nacionaliste kundër Kosovës ndërsa së fundmi ka ndarë një foto në rrjetin e tij social ku ka dërguar lutje për agresorët e vrarë në veri pas sulmit ndaj policisë së Kosovës.

Në foto shfaqen përkujtimet që njerëzit kanë bërë për këta persona, dhe në sfond një flamur ku dallohet parulla “Kosova është Serbi”.

Mbi të gjitha janë emoji të duarve të bashkuara në shenjë lutje. Një postim i cili tregon qëndrimin e qartë të tij kundër Kosovës.

Qëndrim i cili nuk ndodh për herë të parë pasi ai ka dalë me qëndrime në mbrojtje të prejardhjes së tij serbe

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit