-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me plis dhe me Adem Jasharin në krah! Doli kundër Vuçiç, ekstremistët shënjestrojnë gazetarin serb

Kryesoret

E përditshmja serbe “Danas” dhe kryeredaktori i saj Dragoljub Petroviç u bënë shënjestër e një organizate të krahut të djathtë një ditë pasi e përditshmja u kritikua nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Në hyrje të ndërtesës së Danasit janë hedhur postera të firmosura nga Lëvizja Konservatore “Nasi”.

Posterat shfaqnin një fotografi të Petroviç me plisin shqiptar dhe me fotografinë e komandantit të UÇK-së, Adem Jasharit ku shkruhej: “Ti nuk je Draza, ti je Adem.”

Në fletushkë është vendosur edhe logoja gazetës së Kosovës “Koha Ditore”.

Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë dënoi sjelljen e zyrtarëve publikë dhe u bëri thirrje atyre dhe presidentit Vuçiç që të ndalojnë së shënjestruari gazetarët sepse kjo është kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e tyre.

“Vuçiq kishte në shënjestër Danasin pas incidentit të fundit në Kosovë dhe akuzoi gazetaren e N1 Sanja Sovrliç se sugjeroi se autoritetet serbe u siguronin armë serbëve të Kosovës,” shton shoqata e gazetarëve në Serbi.

Vuçiç kritikoi Danasin për artikullin e tij mbi zyrtarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiç, duke akuzuar të përditshmen se ndihmon në shkatërrimin e Serbisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit