16 ngjarje kriminale u zbardhën pas dëshmisë së Artan Tafanit, të penduarit të drejtësisë. Mes tyre është edhe atentati me eksploziv në lokalin e reperit të njohur Rigels Rajko, Noizy.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, deklaroi se grupi i Laert Haxhiut është përgjegjës për vendosjen e tritolit në lokalin e shtetasit Bashkim Rajku, babai i reperit Noizy.
Autorët që i vendosën tritol janë Laert Haxhiu, Artan Tafani, Gëzim Spahiu (Arapi) dhe Erisian Abedini.
Drejtori i Policisë së Shtetit zbardh vrasjet mafioze: Ja cilët janë autorët për secilën!