Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar fletarrestim ndërkombëtar për nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiç.
”Atëherë bazuar në legjislacionin në fuqi, Prokuroria e Specializuar e Republikës së Kosovës (PSRK), parashtron kërkesë për fletarrestim ndërkombëtar,” ka thënë Haxhiu për Klan Kosova.
”Kërkesa drejtohet në Gjykatë dhe më pas adresohet përmes Ministrisë së Drejtësisë,” shton ministrja.
”Ne jemi në pritje të Gjykatës. Do të veprojmë menjëherë dhe pa vonesa,” tha ajo./Klan Kosova