Kryeministri Edi Rama kërkoi sot nga KFOR-i që të marrë nën kontroll veriun e Kosovës për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit me Serbinë. Kjo deklaratë u bë dje edhe nga Presidentit serb, Vuçiç që kërkoi që të largohet policia e Kosovës nga veriu. Edi Rama u shpreh edhe njëherë tjetër që duhet të konferencë e nivelit të lartë përpara se të shpërthejë konflikti dhe të ketë më shumë viktima.
“Formati i normalizimit duhet ngritur në nivelin e një konference me bisedime të pandërprera. Përfaqësimi i BE-së dhe komunitetit euroatlantik duhej ngritur në nivelin më të lartë. Me Francën dhe Gjermaninë në konferencë në nivelin e Presidentit dhe kancelarit. Sot është e qartë, që minimalisht formati i Brukselit ku vejnë dhe vijnë dy burra dhe hyjnë e dalin dy burra atje nuk ka më asgjë për t’i ofruar paqes në këtë situatë të re. Gjërat mund të shkojnë larg dhe shpejt prandaj niveli i përfaqësimit në dialog duhet ngritur.
Vuçiç: Veriun ta marrë në kontroll KFOR-i, jo policia e Kosovës
Vonesa mund të sjellë edhe një stok viktimash të një konflikti të armatosur. Për të parandaluar këtë konflikt, KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Është një propozim që e kam bërë më parë edhe në samitin e NATO-s dhe e kam shpjeguar. Më vjen mirë që tani e kërkon edhe Kosova, KFOR-in në veri. Nuk kam dëgjuar ta kundërshtojë Serbia. Madje disa zëra e kanë kërkuar edhe nga pala serbe” tha Rama.
LIVE-Rama: BE të dënojë gjuhën e Serbisë ose të nisë vetë hetimet për vrasjen e policit