Publikohen pamjet e operacionit që çoi 12 persona në pranga, pjesë e bandës së Laert Haxhiut. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku në një konferencë për shtyp njoftoi rezultatet e operacionit “Never Forget” duke deklaruar se në total janë zbardhur 16 ngjarje kriminale, mes të cilave 6 vrasje, 5 raste të shkatërrimit të pronës me eksploziv, 2 raste të vjedhjes me dhunë dhe 3 raste të sigurimit të kushteve për vrasje.
Në total janë lëshuar 15 urdhra ndalimi, nga të cilat janë ekzekutuar 12 ndërsa 3 persona janë shpallur në kërkim. Laert Haxhiu është njeriu që me bandën që drejtonte ka bërë të gjitha krimet që u renditën më lart. Aktualisht është i arrestuar në Greqi, ku rezulton se ka bërë edhe dy vrasje. Të gjitha krimet u zbardhën pas dëshmisë së Artan Tafanit, i cili bashkëpunoi me autoritetet pas arrestimit për një vjedhje në Astir.
E PLOTË/ Të gjitha vrasjet që bëri “agjencia” e Laert Haxhiut në Shqipëri dhe Greqi
Të arrestuar
1-Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç
2-Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç
3-Ligor Romacka, 31 vjeç
4-Erisiano Abedini, 32 vjeç
5-Bledar Berberi, 34 vjeç
6-Maringlen Topuzi, 37 vjeç
7-Bujar Abedini, 49 vjeç
8-Enriko Xhahysa, 23 vjeç
9-Klea Gjata, 27 vjeçe,
10-Idriz Manej, 68 vjeç
11-Fatjon Veliu, 36 vjeç,
12-Laert Haxhiu, 31 vjeç
Të shpallur në kërkim
1-Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti alias Kristian Lala), 46 vjeç
2-Firdeuss Berberi, 22 vjeç,
3-Kristi Bixheku, 28 vjeç
4-Ederin Caushi, 36 vjeç
Vrasjet e zbardhura
Alban Semaku, 17 Tetor 2021
Çajup Selimi, 1 Qershor të 2021
Albi Bashaliu, 27 Dhjetor 2021
Fridmand Xhaferraj, 13 Maj 2021
Lulzim Qorri, 12 Dhjetor 2018 (Athinë)
Dikens Halili, 3 Tetor 2021 (Athinë)