-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në të njëjtën linjë si Rama! Vuçiç këmbëngul: Policia e Kosovës të largohet nga Veriu

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri thirrje për tërheqjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Veriu.

Kjo thirrje e liderit serb vjen në kohën kur autoritetet e sigurisë kanë konfirmuar se është rritur prania e njësive speciale të Policisë së Kosovës në pjesën veriore.

Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Danimarkës, Lars Rasmussen, në Beograd, ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar “lëvizjet e rrezikshme dhe të papërgjegjshme të Prishtinës” dhe “të mbrojnë popullatën serbe,” njoftoi Presidenca serbe.

Vuçiç e cilësoi situatën në Kosovë si “më të ndërlikuarën dhe më të rrezikshmen deri më tani” dhe shtoi se ngjarjet e 24 shtatorit janë “treguesi më i qartë i qëllimeve të Prishtinës për të parandaluar çdo marrëveshje me Beogradin”.

Sipas presidentit serb, shteti i tij “është i gatshëm të punojë në vazhdimin e dialogut e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”./REL

Vuçiç: E njoh Milan Radoiçiç-in, të tjerët jo

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit