Dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani zbardhi gjashtë vrasje në Shqipëri. Mes tyre është edhe ekzekutimi i Çajup Selimit para shtëpisë së tij në Lagjen “15 Shtatori” 1 Qershor 2021 në Tepelenë.
Dyshohet se dikush e thirri 52-vjeçarin të dilte dhe më pas e ekzekutoi. Sipas policisë në atë kohë, autorët e vrasjes dyshohet të ishin dy persona. Pista e dyshimit mendohet konkurrenca, për shkak të një biznesi që Selimi kishte në hyrje të qytetit.
Drejtori i policisë Muhamet Rrumbullaku deklaroi sot se autorët e vrasjes janë “Laert Haxhiu, Artan Tafani, Erisiana Abedini, Lulzim Spahia, Ligor Romacka dhe Bujar Abdeini”.
Drejtori i Policisë së Shtetit zbardh vrasjet mafioze: Ja cilët janë autorët për secilën!