Kryeministri Edi Rama nuk e priti mirë pyetjen e sotme që i bënë gazetarët se përse nuk e publikon draftin për Asociacionin e komunave serbe në veri të Kosovës. Ai tha se drafti është në duart e duhura, Francës, Gjermanisë dhe SHBA-së dhe se nuk është i njëanshëm, por i rangut botëror që zgjidh ngërçin.
“Pse duhet ta bëj publike draftin? Si ndihmohen vendet duke bërë unë publik draftin? Që ai është një draft që i adreson me një kompetencë shumë të lartë profesionale, që nuk është e imja dhe as kompetenca e palës shqiptare të përfshirë në hartimin e draftit, por është shumë e lartë profesionale, e rangut botëror kjo nuk diskutohet.
“Mund të kemi stok viktimash”! Rama si Vuçiç: KFOR-i të marrë veriun e Kosovës-LIVE
Që drafti im është kundërshtuar që në sekondën e parë thjeshtë si fakt që ekziston dhe jo si përmbajtje është kundërshtuar edhe nga Kosova dhe nga Serbia. Unë nuk kam pritur që të ndodhë ndryshe. Që drafti im nuk është bërë për të shtuar më shumë për thashethemet, kjo nuk diskutohet. Drafti është një kontribut që ka shkuar në duart e duhura. Drafti nuk është i njëanshëm” tha Rama.
LIVE-Rama: BE të dënojë gjuhën e Serbisë ose të nisë vetë hetimet për vrasjen e policit