-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Veriun ta marrë KFOR”! Vjen reagimi i parë nga Kosova: Edi Rama, më mirë hesht!

Kryesoret

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali ka reaguar pasi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kërkoi që KFOR-i të marrë nën kontroll veriun e vendit, pas sulmit terrorist të së dielës ndaj Policisë së Kosovës.

Mihali tha se Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar nga KFOR që ta marrë kontrollin në veri e as që do ta bëjë. Sipas Mihalit, “këtë e kërkon vetëm Serbia”. Ajo tha se heshtja e Ramës për disa ditë do të ishte ndihma më e madhe dhënë Kosovës, në këto momente.

“Mund të kemi stok viktimash”! Rama si Vuçiç: KFOR-i të marrë veriun e Kosovës

Mbase heshtja e Kryeministrit të Shqipërisë për disa ditë do të ishte ndihma më e madhe, në këto momente, dhënë Kosovës. Po ashtu, Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar që KFOR të marrë kontrollin në veri.

E as nuk do ta bëjë. Këtë e di dhe çdo fëmijë i vogël. Këtë e kërkon vetëm Serbia. Qeveria e Kosovës ka kërkuar vitin e fundit kryesisht shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë referuar kërcënimit dhe akteve të vazhdueshme të agresionit nga ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën”, ka shkruar Mihali.

Vuçiç: Veriun ta marrë në kontroll KFOR-i, jo policia e Kosovës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit