Brukseli po monitoron nga afër nëse Serbia i përmbush kërkesat e BE-së për qetësimin e tensioneve në veri të Kosovës dhe nëse vlerëson se Beogradi nuk i respekton ato, është i gatshëm të shqyrtojë vendosjen e masave ndëshkuese ndaj autoriteteve në Serbi, ka thënë kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.
“Janë marrë masa në lidhje me Kosovën. Pezullimi është i përkohshëm dhe i kthyeshëm dhe do të hiqet sapo të ketë de-përshkallëzim në terren.
Në të njëjtën kohë, ne jemi duke monitoruar nga afër nëse Serbia i përmbush kërkesat e BE-së dhe në rast të mosrespektimit, BE-ja është e gatshme të marrë parasysh masat kundër Serbisë”, ka thënë Borrell sipas medias serbe “N1“.
Radoiçiç pranon organizimin e sulmit në Banjskë: Isha aty, i bëra unë përgatitjet