Një person është plagosur paraditen e sotme në lagjen “Dardania” në Prishtinë. “Indeksonline” shkruan se i plagosuri është Defrim Kuçi. Kuçi është dërguar për trajtim në Qendren Emergjente.
Drejtori i Klinikës Emergjente Naser Syla ka thënë se ai është në gjendje të rëndë. “Para pak minutave në Klinikën tonë ka ardhur një i plagosur me armë zjarri. I plagosuri është në gjendje të rëndë. Ne tani jemi duke i kryer disa ekzaminime”, ka thënë Syla.