-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goditet banda shqiptare! Trafikanti tentoi të ikte, por përplaset! DEA e bllokon

Kryesoret

Një 50-vjeçar shqiptar, së bashku me bashkëshorten dhe dy nipërit, kishin ngritur një “biznes” familjar të trafikut të drogës, pasi siç rezultoi nga hetimi i Prokurorisë së Drogës të Seksionit të Selanikut dhe DEA-s, ata ishin duke u përgatitur për të “hedhur” në treg më shumë se 580 kilogramë kokainë.

Partner i familjes ka qenë edhe një burrë i lindur në Shqipëri, por me kartë identiteti greke. Sasia e madhe e drogës u gjet në dy automjete dhe në një shtëpi.

50-vjeçari shqiptar është drejtues i bandës, me rol në importimin e sasive të mëdha të kokainës nga vendet e Amerikës Latine dhe lëvizjen e tyre të mëtejshme në territorin grek, por edhe në vendet evropiane, sipas mediave greke.

Në momentin e ndalimit po lëviznin me makina me qira. Sapo njëri prej tyre është ndaluar për t’u kontrolluar, drejtuesi i mjetit të dytë në tentativë për t’u arratisur është përplasur me veturën e policisë dhe rrethimin e një ndërtese.

U sekuestruan;
585 kg e 208 gramë kokainë, të paketuara në 500 pako

7440 euro

7 telefona

Detektor metali dhe sende të tjera.

Gjithashtu u sekuestrua një makinë në pronësi të drejtuesit të organizatës

Çifti shqiptar hap “dyqan” me 580 kg kokainë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit