Dita e shtunë pritet të ketë reshje të dobëta shiu në të gjitha qarqet. Reshje mesatare do të ketë në qarqet Dibër, Korçë dhe Gjirokastër të cilat pritet të shoqërohen me shtrëngata në qarqet Korçë dhe Gjirokastër.
Për sa i përket temperaturave do të ketë një rënie me disa gradë duke shënuar në termometër maksimumi deri në 28 °C në zonat e ulëta dhe minimumi 11°C në zonat e ulëta.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 18 / 28 °C
në vendet e ulëta: 16 / 28 °C
në vendet malore: 11 / 22 °C
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10-13m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3ballë.