-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Në zemrën time je vetëm ti amore”! Mesazhet e burrit xheloz që vrau gruan (FOTO)

Kryesoret

Klodiana Vefa është 35-vjeçarja e cila u vra me tre plumba nga bashkëshorti i saj mbrëmjen e së enjtes në Itali.

Alfred Vefa me të cilin kishte dy fëmijë, vajzë dhe djalë, 14 dhe 17 vjeç, ishte larguar nga shtëpia sepse sipas dëshmive çifti kishte pasur probleme, por ende nuk ishin ndarë zyrtarisht.

Shkak për tragjedinë, sipas mediave italiane dyshohet të ketë qenë xhelozia e Alfredit.

Klodiana dhe Alfredi kishin rreth 17 vjet që jetonin në Itali. Ajo ishte me origjinë nga Fushë-Kruja, me mbiemrin e familjes Rahmani, ndërsa 45-vjeçari Alfred Vefa ishte me origjinë nga Preza e Tiranës.

Të martuar thuajse prej 20 vitesh, ishin prindër të dy fëmijëve adoleshentë dhe aktualisht jetonin në komunën e Castelfiorentino të Firenzes.

Klodiana kishte një faqe në Instagram në të cilën postonte vazhdimisht kujtime me Alfredin i cili kishte një tatuazh dedikuar gruas së tij “në zemrën time je vetëm ti amore”.

35-vjeçarja nuk i kishte fshirë fotot me partnerin, pavarësisht situatës kohët e fundit.

“Ka vdekur mami”! Klodiana u gjet e gjakosur nga fëmijët në rrugë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit