-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paratë e pista pas bumit të ndërtimit në Ballkan

Kryesoret

Në vitin 2010, një kompani offshore e quajtur Mellimate depërtoi në tregun e pasurive të paluajtshme të Shkupit, duke kapur fluturimthi një numër pronash brenda një ndërtese në qendër të kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut.

Në atë kohë, planifikimi urban në qarkun qendror të kryeqytetit, Qendra e Shkupit, ishte kryesisht në duart e një njeriu të quajtur Vladimir Zdravev, atëherë kryetar i këshillit komunal dhe një figurë kyçe në rregullimin e planit urbanistik të qarkut për t’i hapur rrugë një projekti zhvillimor qeveritar kontrovers i quajtur “Shkup 2014”.

Një ndryshim i çuditshëm, neoklasik i qytetit, “Shkupi 2014” ishte projekt i Nikola Gruevskit, atëherë kryeministër dhe që nga viti 2018 një i arratisur në Hungari, por që shërbeu gjithashtu për të mbushur xhepat e një sërë zyrtarësh në administratën e Gruevskit.

Një dekadë pas blerjes nga Mellimate, pronat në fjalë iu shitën një kompanie të kontrolluar nga familja Zdravev, e cila deri në këtë pikë kishte krijuar një portofol të konsiderueshëm pasurish të paluajtshme.

Në korrik të këtij viti, Zdravev u akuzua për përvetësim parash nga arkat publike duke fryrë çmimet për realizimin në allçi të statujave në Itali për “Shkupin 2014” në fund të viteve 2000 dhe fillim të viteve 2010, rreth kohës kur Mellimate hyri në tregun e pasurive të paluajtshme në Shkup.

Prokurorët nuk kanë detajuar asetet që kanë ngrirë, por e kanë akuzuar Zdravevin për “transaksione të fondeve të paligjshme përmes kompanive offshore”. (lexo ketu shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit