-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS rrëzon kërkesat për hetim për “TIMS”-in dhe koncesionet në shëndetësi

Kryesoret

Konferenca e Kryetarëve në mbledhjen e sotme ka refuzuar dy kërkesat e opozitës “Berisha-Bardhi” për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Kryetari i grupit të PD-së kërkoi dy komisione për sistemin “TIMS” dhe koncesionet në shëndetësi për dializën, sterilizimin, laboratorët dhe check-up-in.

PS nuk ka qenë dakord. Tashmë vendimi kalon në parlament për vendimmarrje dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë surpriza pasi shumica ka votat për ta rrëzuar.

Gazment Bardhi pas mbledhjes tha se shumica shkeli Kushtetutën pasi ligji themeltar i shtetit i jep të drejtë opozitës për të ngritur cdo komision hetimor që kërkon. “Shumica vendosi që të mos japë koncesuesin për ngritjen e komisioneve hetimore.

E drejta e hetimit parlamentar kur e kërkon opozita është detyrim. Argumentet e shumicës ishin se nuk mund të hetoheshin të katër kontratat. Ne kërkuam si janë lidhur këto kontrata dhe së dyti si po zbatohen.

Të dhënat e verifikimit nga KLSH kanë treguar se jo vetëm kemi të bëjmë me kontrata abuzive dhe fatura të fryra, por edhe pagesa për shërbime që qytetarët nuk i përfitojnë.

E dyta, kërkuam hetim për ndërhyrjen dhe vjedhjen e të dhënave për sistemin TIMS. Vendimmarrja është e papranueshme. Cenon të drejtat e opozitës për hetim parlamentar” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit